Policia e Kamzës arrestoi në flagrancë një 33 vjeçar, pasi gjatë kontrolleve në makinën me të cilën po udhëtonte gjeti një armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishekësh. I riu, i identifikuar me emrin Manjol Menko është ndaluar në rrugën “Donald Trump” nga shërbimet e policisë të komisariatit numër pesë. Efektivët e policisë ushtruan kontrolle në automjetin që ai drejtonte, ku gjetën armën e zjarrit dhe sasinë e fishekëve.