Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës. Kejvin Gjegja është prangosur pasi gjatë kontrollit të policisë i është gjetur në çantë një pistoletë. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur 2 palë pranga hekuri si ato të Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.