Një 22-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi u kap me armë zjarri dhe municion luftarak. Në pranga përfundoi Redian Rrrumbullaku. Ai u kap në fshatin Krrabë ku dhe banonte gjatë aksionit të koduar “Village”. Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjentëve të komisariatit numër një në kryeqytet.