Një 30-vjeçar u arrestua në Kurbin pasi lëvizte i armatosur. Në pranga përfundoi Franko Bellova. Ai u ndalua gjatë një aksioni të zhvilluar nga forcat Shqiponja në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të Kurbinit pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se I riu ishte duke lëvizur me armë zjarri pa leje me një makinë pa targa.