Një 35 vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia e Vlorës pasi është konstatuar teksa ishte duke ecur në këmbë, me një pistoletë me silenciator. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur edhe municion luftarak, doreza dhe një kapuç, që i mbante në çantën e shpinës. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Silenciatori", në lagjen “Uji i Ftohtë”, u vu në pranga shtetasi Amarildo Nikolli (Xhanej), banues në Shkodër, ndërsa mësohet se pistoleta që mbante i riu ishte me fishek në fole, çka ngre dyshimet se ai mund të jetë nisur për të kryer ndonjë ngjarje kriminale.