Një 35-vjeçar i identifikuar si Elson Zaganjori në Shkodër është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka përndjekur 4 të mitura për një periudhë kohore prej tre muajsh. Policia bën me dije se ai i dërgonte në rrjetet sociale video me pamje të papërshtatshme. Operacioni për arrestimin e tij u organizua pas kallëzimeve të marra nga disa nxënëse të një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Shkodrës, se një shtetas i përndiqte prej disa muajsh.