Ilir Meta akuzon prokurorinë e posaçme se ka ngritur akuza dhe pretendime tendencioze në lidhje me akuzat për fshehje, apo mosdeklarim të pasurisë. Gjatë parashtrimit të gjatë të mbrojtjes së tij në Apel, Presidenti i Partisë së Lirisë thotë se nuk është marrë ai me plotësimin e formularëve të deklarimit të pasurisë si zyrtar shtetëror, por ish bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.