Kultivimi I drogës është një nga veprimtaritë që ka shqetësuar më së shumti vendin tonë që prej rënies së komunizimit, ku shumë familje e kanë kthyer në biznes familjar për t’I shpëtuar vështirësive. Mirëpo, raporti më I fundit I Prokurorisë së Përgjithshme, dorëzuar kuvendit për vitin 2022, tregon se ka pasur një ulje të veprave penale që lidhen me prodhimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike, teksa koficenti I kriminalitetit ka qenë 55 në 100 mijë banorë për vitin 2022 nga 70 I vitit paraardhës.