“Ne kemi mbrapa të gjithë këta që na gjëmojnë dhe që krijojnë një zhurmë shumë të madhe: korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni.” Kjo zhurmë, sipas Ramës, vjen si pasojë e një perceptimi të gabuar për korrupsionin në Shqipëri. Gjatë takimit me asamblenë socialiste në Lezhë, Rama tha se vetë rritja e pagave dhe pensioneve është treguesi më i mirë, i nivelit të ulët të korrupsionit.