Qytetarët i shkundën xhepat para festave të fundvitit dhe tkurrën konsumin përgjatë muajit janar, çka u reflektua edhe në një rënie të ndjeshme të inflacionit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në janar ritmet e rritjes së çmimeve ranë në 3.4 për qind, që është shifra më e ulët që prej nëntorit të vitit 2021, kur vendi dhe bota nisën të dalin gradualisht nga pandemia.