24 orët e fundit kanë shënuar më pak testime, por numri i viktimave ka qenë i lartë. Përgjatë këtij intervali kohor janëkryer 2986 testime, nga të cilat 494 raste të reja dhe 16 viktima. Edhe pse duket se ka një rënie të numrit të rasteve të reja, krahasuar me disa ditë më parë, autoritetet shëndetësore kërkojnë që qytetarët të ruajnë vigjilencën.