Pas më shumë se 28 orësh not, nga Brindizi drejt Vlorës, Eva Buzo ka ndërprerë sfidën e saj për të kaluar me not kanalin e Otrantos, pas problemeve shëndetësore që ka shfaqur në ujë. Buzo u pickua nga kandili dhe hasi vështirësi në të folur për shkak të kripës. 36 vjeçarja pas ndërprerjes së garës ndodhet në reanimacionin e spitalit të Vlorës në kujdesin e mjekëve, ku paraprakisht mësohet se ajo është në gjendje të përgjumur.