Protesta e thirrur nga Sali Berisha këtë të premte u mbajt me njërin vesh nga vendimi i Gjykatës së Apelit, ku përcaktohej pronësia e siglës dhe vulës së Partisë Demokratike, pavarësisht se ish-kryeministri ka përsëritur vazhdimisht se tubimi nuk kishte asnjë lidhje me gjykatën. Megjithëse u thirr si një protestë madhështore, të paktën për nga kohëzgjatja kjo e 3 marsit ishte më e shkurtër se të tjerat.