Shpërthimet kanë tronditur qytetin port të Ukrainës, Odesën, vetëm një ditë pasi Kievi dhe Moska nënshkruan një marrëveshje që u konsiderua historike, për rifillimin e eksporteve të grurit. Dy raketa goditën Odesën në orët e para të mëngjesit të së shtunës – tha ushtria ukrainase. Sipas kushteve të marrëveshjes së të premtes, Rusia kishte pranuar të mos bombardonte portet ndërsa anijet e ngarkuara me grurë ishin në tranzit.