Në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin e ndotjes akustike janë konstatuar në paligjshmëri 3 subjekte, në Ksamil dhe në Sarandë. Si rrjedhojë, janë proceduar penalisht 3 menaxherët e subjekteve që prishën qetësinë publike duke vendosur muzikë të lartë, pas orarit të lejuar.