Kryeministri Edi Rama inspektoi ecurinë e punimeve në lagjen Rilindja në Durrës ku janë duke përfunduar 996 apartamentet që do të strehojnë familjet e prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit. Nga kantieri i Lagjes Rilindja, sipërmarrjes së ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Muhamed Alabbar, me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed; kryeministri Rama ndau edhe detaje nga biseda me biznesmenin.