Më shumë se 20 persona janë shoqëruar në komisariat për tu pyetur në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Laçit. Viktimë mbeti, Xhelal Reçi, ish-punonjës policie dhe pronar i dy bizneseve në qytet. Autorët mendohet se ishin tre, dhe për të mos u identifikuar kishin vënë kapele dhe maska mjekësore. E gjithë zona është e pajisur me kamera sigurie mirëpo identifikimi i autorëve është i vështirë pasi ishin të maskuar mirë.