Emiljano Shullazi është dërguar në spitalin e burgut. Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ai është transportuar nën forca të shumta policore, ku përveç dy furgonave, prezent ishte edhe një autoblind i forcave RENEA, të cilat e kanë shoqëruar atë deri në ambientet e spitalit.