Bajram Koleci është shqiptari që pak ditë më parë u arrestua nga policia britanike brendanë një shtëpi bari. Përpara gjykatës, shqiptari tha se tentoi të largohej por u kërcënua me armë. "Më kanë detyruar. Unë jam trafikuar në Britaninë e Madhe dhe kisha borxh para. Qëndrova për 6 muaj atje dhe tentova të largohesha, por u kërcënova me armë dhe me detyruan të kthehesha brenda", tha Koleci.