4 mijë shqiptarë janë të pajisur me letra në Ekuador, që kanë udhëtuar në vendin e largët duke shfrytëzuar marrëveshjen e lëvizjes së lirë mes dy vendeve. Shifra e bën Ekuadorin një prej vendeve me praninë më të madhe të shqiptarëve në Amerikën Latine. Por, për çfarë shkojnë shqiptarët në Ekuador, veç rasteve të hetuara, gjykuara e të dënuar për përfshirje në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të kokainës? Arsye të tjera vështirë se mund të gjenden. Për nga niveli i ekonomisë, rrogës dhe mirëqënies, vendi i Amerikës Latine qëndron poshtë Shqipërisë.