Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara janë duke negociuar me drejtuesin e Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, si figurën kryesore të regjimit iranian me të cilin Ëashingtoni është duke komunikuar në javët e fundit. Në një intervistë për New York Post, Trump tha se brenda “rreth një jave” do të dihet nëse Ghalibaf është një person me të cilin SHBA mund të punojnë vërtet. Ai shtoi se do ta zbulojë rezultatin së shpejti, pasi po teston mundësinë e një marrëveshjeje për të përfunduar tensionet aktuale.