Si rezultat i kontrolleve intensive, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak goditën një tjetër rast të posedimit pa leje, të armës së zjarrit, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. K., 21 vjeç.