Kryeministri Edi Rama ka publikuar maketin e përfunduar të transformimeve të mëdha që pritet t’i sjellin një tjetër panoramë turistëve të cilët zgjedhin të zbarkojnë në portin e Durrësit. Mirëmëngjes dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë”- ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.