Katër shqiptar janë vënë në pranga nga policia serbe, pasi mbanin veshur bluza me simbole kombëtare. Sipas mediave serbe, të arrestuarit janë shfaqur në një video në rrjete sociale, duke ngarë makinën në një autostradë në Serbi, veshur me bluza që kishin të stampuar hartën e Shqipërisë etnik. Autoritetet vendase shprehet se arrestimi i tyre u bë me arsyetimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare. Të arrestuarit janë lënë në paraburgim deri në 48 orë, teksa më pas pritet që rasti të trajtohen nga Prokuroria e Beogradit.