Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca 3”, në vijim të veprimeve kundër armëmbajtjes pa leje. Gjatë këtij operacioni, shërbimet e forcave “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policinë e Krujës, arrestuan në flagrancë tre persona. Nga kontrollet e ushtruara në fshatin Luz, Krujë, në automjetin që drejtohej nga njëri prej tyre dhe ku udhëtonin dy personat e tjerë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri të tipit pistoletë me municion luftarak, e mbajtur pa leje.