Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar këtë të hënë në zonën e Kapshticës, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi u kapën me 44 kilogram kanabis. Bëhet fjalë për tre djem të rinj, të moshave 26 dhe 27 vjec, identikiteti I të cilëve nuk është bërë ende me dije. Shërbimet police njoftuan se 26 vjecari e kishte të ndaluar të futej në kufijtë e zonës Shengen.