Qeveria ka vendosur në mbledhjen e fundit shtyrjen e afatit të vetëdeklarimit të klientëve në banka deri më 15 nëntor të këtij viti, nga 31 korrik që ishte aktualisht. Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të shkëmbeje informacionet mbi llogarite e klientëve jashtë me shtetet homologe më 31 dhjetor 2020 nga muaji shtator që ishte afati ekzistues.