“Paratë janë të ligjshme, I kam marrë të një mik I imi”. Kjo është deklarata në polici e Altin Morinës, shefit të stërvitjes pranë Repartit RENEA. Menjëherë pas arrestimit të tij të martën, ai është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqsore, sa I takon burimit të 113 mijë euro, rreth 290.000 lekë të rinj dhe 80 paund që u gjetën në automjetin e tij tip Audi.