Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediet ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen ‘McGonigal’. Sipas numrit një të selisë blu, duke u bazuar edhe në dëshminë e ish-të dashurës së Charles McGonigal, kishte një skenarë me 3 etapa, me qëllim final zhbërjen e Partisë Demokratike.