Çështja McGonigal dhe përfshirja edhe e kryeministrit Edi Rama ishte pjesë edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Ky organ vendimarrës I Parlamentit, ka vendosur që të fuse në kalendarin e punimeve të Kuvendit edhe kërkesësn për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama. Kjo interpelancë është kërkuar nga grupi parlamentar I Partisë Demokratike, teksa rrëzimi i kërkesës së demokratëve për mocion me debat të enjten e shkuar, bëri që seanca të ndërpritej dhe të përjashtoheshin për 10 ditë 5 deputetë, përfshirë edhe ish-kryeministri Berisha.