Partia Demokratike po shfrytëzon të gjitha mundësitë që i jep rregullorja e Kuvendit për të zhvilluar interpelancë me kryeministrin. Në këtë kuadër opozita ka kërkuar seancën e posaçme me pyetje përgjigje që përcakton rregullorja, seancë e cila duhet të zhvillohet të mërkurave. Nisur nga kjo në Koferencën e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, të kësaj të marte, pikë për shqyrtim është edhe kjo kërkesë e opozitës, bashkëngjitur me atë për interpelancë me kryeministrin Edi Rama.