Një 18 vjecar humbi jetën në mënyrë tragjike këtë të enjte, në bregdetin e Durrësit, teksa hyri të shpëtonte dy të mitur që rrezikonin të mbyteshin. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13 e 30 në vendin e quajtur sektor ‘Rinia’. 18 vjecari Anri Kashiku hyri në det për të shpëtuar vëllanë dhe shokun e vëllait nga mbytja, por pas shpëtimit të të miturve, ai nuk arriti dot të dilte në breg.