Një anije tegtare është mbytur gjatë orëve të para të mëngjesit të së djelës 4 milje detare larg ishullit të Lezbosit në egjeun lindor. Sipas rojes bregdetare greke, anija u gjend në mesin e një stuhie që ka mbërthyer Egjeun dhe brenda pak minutash u mbyt. Në zonë ka nis një operacion kërkim shpëtimi në të cilin marrin pjesë një fregatë e marinës greke, helikopterë dhe anije të tjera të rojes bregdetare greke.