Top News – Mbyten katër emigrantë në Lesbos / Ishin nisur nga Turqia, 18 të tjerë u shpëtuan
28/08/2023 12:44

Katër emigrantë janë mbytur në ishullin grek, Lesbos, në përpjekje për të kaluar detin nga Turqia, njoftoi të hënën Roja Bregdetare e Greqisë. Ajo shtoi se 18 emigrantë të tjerë u shpëtuan. Zyrtarët nuk dhanë më shumë hollësi për këtë rast. Më 19 gusht, autoritetet greke shpëtuan rreth 60 emigrantë të cilët po përpiqeshin të kalonin nga Turqia në ishujt lindor të Detit Egje me mjete lundrimi gomone. Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Greqi me anije të tilla të ofruara nga trafikantët, është rritur dukshëm në javët e fundit. Më shumë se 15.600 njerëz kanë mbërritur në Greqi këtë vit, sipas të dhënave të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatë, UNFCR, gati 12.000 prej tyre përmes detit. Në qershor, qindra njerëz u mbytën në ujërat ndërkombëtare pasi barka e peshkimit, me të cilën po udhëtonin, u përmbys rrugës për në Itali. Zyrtarët grekë kanë fajësuar konfliktet në Afrikë për rritjen e numrit të emigrantëve, cka ka shtuar trysninë mbi rrugët kryesore të trafikimit në Evropë, si edhe po bën që të lulëzojë një industri e errët në Turqi, që prodhon gomone me cilësi të ulët. Kushtet e mira të detit gjatë verës kanë ndihmuar po ashtu në rritjen e numrit të emigrantëve që ndërmarrin udhëtimet e rrezikshme. Qeveria e Greqisë thotë se nuk e ka ndryshuar politikën e vet për interceptimin e anijeve në det, cka edhe e kishte ulur dukshëm numrin e emigrantëve në vitet e fundit. Grupet për të drejtat e njeriut e akuzojnë Greqinë se bën dëbime të jashtëligjshme të njerëzve që arrijnë në brigjet greke. Athina e mohon këtë akuzë.

Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
Top News- Irani ‘i tregon dhëmbët’ Trump: Nëse sulmon ishullin do shkatërrojmë çdo gjë
14/03 14:14
Top News- SHBA shënjestron ishullin “e florinjtë” të Iranit, Trump jep ultimatumin e fundit
14/03 13:59
Top Channel/ Misteri i Banksy-t, Reuters gjurmon identitetin e artistit që tronditi botën e artit
14/03 12:30
Top Channel/ “Dritëza”, shfaqja në Eksperimental fton fëmijët të zbulojnë dritën e tyre të brendshme
14/03 12:29
Top News- Oshtinë nga raketat e dronët Kievi, Rusia harron bisedimet…Zelensky kërkon ndihmë
14/03 11:49
Top Channel/ “Çfarë po bëni”? Hamasi thirrje Iranit: “Mos sulmoni vendet fqinjë”!
14/03 11:42
Top Channel/ Gjermania kapërcen Kinën: Eksportuesja e katërt më e madhe e armëve në botë!
14/03 11:41
Top News- Tanket e avionët amerikanë pranë Koresë së Veriut, tërbohet Kim, lëshon raketat balistike
14/03 11:39
Top Neës- Europa ndjen frikën, nisin trazirat/ shpërthim i fuqishëm në Amsterdam
14/03 11:28
Top Channel/ “Mbylleni luftën e Iranit”, kancelari gjerman: Nuk do të bëhemi kurrë pjesë e saj!
14/03 11:05
Top News- Iranin po e drejton Garda Revolucionare? Iranianët: Nuk do heqin dorë nga hakmarrja
14/03 11:02
Top Channel/ Trump urdhëron bombardimin e ishullit Kharg: “Ka 90% të naftës iraniane”!
14/03 10:58
Top News- Dy javët e operacionit ‘Epic Fury’…‘Eskursioni afatshkurtër’ i Trump tronditi botën
14/03 10:37
Top Channel/ SHBA, 10 mln USD për “kokën” e Khamenei! Dëron trupa shtesë ndaj Iranit
13/03 23:16
Top Channel/ BE ‘paralizon’ Serbinë pas blerjes së armëve nga Kina
13/03 22:03
DIGITALB DIGITALB