Përshkallëzimi I situatës në veri të Kosovës, ka bërë që Vuçiç të marrë një tjetër hap. Këtë të shtunë, numri një i shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, është takuar me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, në Pragë, ku po zhvillohet prej disa ditësh forumi Globsec. Sipas raportimit të medieve serbe dhe jo vetëm, Vuçiç ka diskutuar me të dërguarin e BE Mirosllav Lajçak, rreth ngjarjeve të fundit në veri të Republikës së Kosovës duke thënë se “të drejtat e serbëve po shkelen sërish dhe se siguria e serbëve është kërcënuar”.