Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka përmbyllur misionin e saj pas gjashtë dekadash shërbimi global. Përmes një reagimi, ish-ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, e ka cilësuar Kosovën si një shembull të suksesit të agjencisë amerikane, veçanërisht pas luftës së vitit 1998-1999.