Ambasada Gjermane në Kosovë, ka reaguar për mediat e vendit për mbylljen e strukturave paralele në veri. Mbyllja e menjëhershme e këtyre institucioneve, sipas ambasadës, ndikon negativisht në jetën e përditshme të serbëve dhe komuniteteve tjera joshumicë. “Ne po i monitorojmë nga afër këto zhvillime dhe po mbledhim detaje të mëtejshme për natyrën dhe rrethanat e këtyre veprimeve”, shprehet në reagim. Sipas ambasadës ka pasur raporte të ndryshme, që e kanë përcjellë në mënyra të ndryshme situatën.