E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati ka vizituar veriun e vendit këtë të hënë. Diplomatja u takua me përfaqësues të shoqërisë civile, politikanë dhe Policisë e Kosovës. Sippas ambasadës amerikane në Kosovë, Prattipati “ritheksoi qëndrimin e qeverisë së SHBA-së: stabiliteti dhe siguria janë kyçe”.