Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, është shprehur i shqetësuar për mbylljen e ndërtesave dhe institucioneve në veri të Kosovës, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë. “Jemi të shqetësuar me natyrën e pakoordinuar të mbylljes së institucioneve dhe ndërtesave në veri të Kosovës që ofrojnë shërbime vitale për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera joshumicë”, është shprehur Holland. Kosova nisi mbylljen e institucioneve serbe në fillim të vitit 2024. Ambasadori britanik i OSBE, tha gjithashtu se është urgjente që Kosova të formojë Qeverinë e re, pas zgjedhjeve të shkurtit që tha se u mbajtën në mënyrë paqësore.