Drafti i hartës së re gjyqësore, i cili parashikon një reduktim të ndjeshëm të gjykatave në vend, ishte në qendër të tryezës së bisedimeve mes ministrit të drejtësisë, Ulsi Manja dhe avokatëve. Ministri Manja e cilësoi riorganizmin e hartës së gjyqësorit si një ndryshim që synon të rrisë efikasitetin e sistemit gjyqësor, duke pasur gjithmonë busullë orjentimi aksesin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.