Kryedemokrati Sali Berisha mori pjesë këtë të enjte në ceremoninë përkujtimore në Shkodër, në nderim të katër të vrarëve nga regjimi më 2 prill 1991, në atë që PD e quan masakrën e fundit të komunizmit në Shqipëri. Berisha kujtoi angazhimin e gjeneratës së studentëve të Dhjetorit të ’90-ës për një Shqipëri evropiane. Sipas tij, sot këtë proces po e bllokon kreu i qeverisë, Edi Rama.