Top News-Mbyllet votimi në 6 bashkitë e vendit/Pjesëmarrje e ulët, votuan 30.33 % e zgjedhësve
06/03/2022 19:45

Mbyllet procesi i votimit në të 6 bashkitë, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Lushnje e Rrogozhinë. Procesi, i cili filloi në orën 07 00 të mëngjesit dhe zgjati deri në orën 19 00 të mbrëmjes, tregoi që kishte një pjesëmarrje jo shumë të lartë në të gjitha qendrat e votimit, në të 6 bashkitë. Pjesëmarrje më të lartë të votuesve e kishte qarku i Dibrës, me 43.35 % , e ndjekur nga Vora me 40.33%. Lushnja po ashtu ka qenë po në të njëjtat shifra si Vora, me një diferencë të vogël votuesish. Në Lushnje kanë marrë pjesë në votim 35.96 për qind e votuesve. Rrogozhina deri në orën 19 00 të mbrëmjes ka patur një pjesëmarrje prej 30.92 %, duke u ndjekur nga qarku i Shkodrës me 29.11%. Ndërsa Durrësi ka patur nivelin më të ulët të pjesëmarrjes, krahasuar me bashkitë e tjera, me 26.4%. Të drejtë vote kishin 654 mijë e 538 shtetas shqiptarë. 10 mijë e 134 qytetarë ishin votues për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Gjithsej në të 6 bashkitë, kanë qenë 941 Qendra Votimi në dispozicion të qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës. 3 qendra votimi në Shkodër, nuk ishin në shërbim të qytetarëve dhe u shpallën si të pavlefshme dhe kjo për shkak të motit të keq. Procesi zgjedhor u anulua në zonën e Shoshit dhe Pultit në Bashkinë e Shkodrës, pasi kaloi afati kohor. Moti i keq gjithashtu e bëri të pamundur dërgimin në kohë të materialeve zgjedhore.

Top Channel/ “Abuzime me naftën e fermerëve”! Rama: Po e përdornin për qëllime të tjera
10/04 19:57
Top Channel/ “Mos e ul kokën për asgjë”, Rama i përgjigjet pensionistes: Eja trajno deputetët e PS
10/04 19:47
Top Channel/ Takimi me pensionistët në Berat, Rama: Na ka rënë barra ta çojmë vendin në BE
10/04 19:29
Top Channel/ “Jemi në rrugën e duhur”, Rama pensionistëve në Berat: BE nuk flet llafe, por fakte
10/04 19:28
Top Channel/ “Dalin pa laps e letër në klubet e natës”, Rama: Kreu i opozitës nuk dinte shumëzimin
10/04 19:18
Top Channel/ Rama me pensionistët në Berat: Po të shpërndanim pagat e deputetëve për pensionet…
10/04 19:15
Top Channel/ “Korrupsioni nuk është luftuar kurrë më shumë se sot në Shqipëri”, Rama: Faktet janë…
10/04 17:41
Top News – Skemë e re për pensionistët që punojnë. Rama: Çdo muaj janari, rritje të pensioneve
10/04 17:16
Top Channel/ “Jam një shfrytëzues…”, Rama sipërmarrësve në Berat: Bashkimi bën fuqinë, por…
10/04 17:15
Top Channel/ “Do të jetosh një eksperiencë, eja në Berat”, Rama: Nuk është thjesht një qytet, por…
10/04 17:14
Top Channel/ Integrimi në BE, Rama: Kemi 1001 arsye, por edhe sfida, ndër to siguria ushqimore
10/04 16:59
Top Channel/ “Oreksi vjen duke ngrënë”, Rama nga Berati: Nafta në bujqësi ka qenë një sfidë e madhe
10/04 16:58
Top Channel/ “Korrupsioni nuk është luftuar kurrë më shumë se sot në Shqipëri”, Rama: Faktet janë…
10/04 16:51
Top News – Rregullorja e Kuvendit, përplasje PD-PS. Bardhi akuzon Peleshin: Po injoron Kushtetuesen
10/04 16:01
Top Channel/ Berisha akuzon Ramën për dështim: BE i mbylli dyert Shqipërisë!
10/04 15:18
Top Channel/ Ministri Hoxha vendos bast për BE: Shqipëria do ta marrë IBAR
10/04 15:17
Top Channel/ Subvencione më të varfërve, Ibrahimaj zbulon se qeveria do të ndërhyjë
10/04 15:11
Top Channel/ Çmimet, Rama: Të parët që do ndihmojmë, pensionistët dhe familjet në nevojë
10/04 15:08
Top Channel/ ‘Ligji ushtarak na pengon në punësim’, Pensionisti në njësinë 2: Kërkojmë që…
10/04 14:40
Top Channel/ ‘Negociatat vazhdojnë sipas planit’, Rama: BE na do pranë vetes, po shfrytëzojmë…
10/04 14:38