Top News – Mbyllet stadiumi Olimpik në Athinë, çatia nuk kalon testet e sigurisë
30/09/2023 18:53

Menaxhmenti i Kompleksit Sportiv Olimpik të Athinës (OAKA) njoftoi të premten se të gjitha aktivitetet në stadiumin olimpik do të pezullohen për arsye sigurie. Kjo pasi çatia e famshme e stadiumit, me harqet e saj ikonë, e projektuar nga arkitekti spanjoll Santiago Calatrava, kanë dështuar në testet e sigurisë. Pas një raporti mbi aspektet problematike të kompleksit, të cilat nuk përmbushin standardet e përcaktuara, përfshi edhe strukturat metalike dhe çatinë polikarbonike, drejtuesit e stadiumit vendosën mbylljen e tij. Ata paralajmëruan se shumë shpejt do të publikohet një raport i detajuar, ku pritet të përcaktohet edhe se sa do të zgjasë pezullimi, teksa klubi i Panathinaikosit do ët duhet të kthehet në stadiumin e vjetër me 16 mijë vende, për të luajtur ndeshjet në kompeticionet europiane. Gjithashtu edhe derbi athinas mes Panathinaikosit dhe Olympiacosit, i përcaktuar të luhej më 4 tetor në këtë impiant, nuk do të zhvillohet aty, pas vendimit të drejtuesve të Kompleksit Sportiv Olimpik të Athinës. Stadiumi Olimpik i Athinës është më i madhi në Greqi, me një kapacitet prej 69 mijë vendesh dhe për herë të fundit iu nënshtrua një rikonstruksioni për modernizim në 2004-ën, për t’u bërë epiqendra e Lojërave Olimpike të të njëjtit vit.

Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14
Top Channel/ Pranë ëndrrës së Botërorit/ Shqipëria sot në ndeshjen e parë play-off kundër Polonisë
26/03 15:46