Ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri, teksa nuk kanë munguar problematikat as këtë herë. Kështu që në mëngjes, në të paktën 24% të qendrave të votimit kishte probleme me identifikimin elektronik të votuesve, çka bëri që të bllokohej procesi i votimit. Kur kaluan rreth dy orë me këtë problematikë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve urdhëroi vijimin e procesit të votimit, duke u rikthyer te verifikimi manual i identitetit të votuesve.