Pika kufitare e Glloboqicës, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është është mbyllur pasditen e kësaj të premte për shkak të përhapjes së zjarreve në këtë zonë. Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në Kosovë tha se është njoftuar nga pala maqedonase se zjarret janë afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë, ndërsa vendimin për mbylljen e kufirit e ka marrë Ministria e Punëve të Brendshme.