Pesë shqiptarët të cilët ndodheshin në Izrael për qëllime turistike apo profesionale janë evakuuar në gjendje të mirë shëndetësore. Deri në mbrëmjen e 18 qershorit, katër prej tyre do të ndodhen në Tiranë ndërsa njëri është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj.