Opozita thirri protestën e parë kombëtare pa praninë fizike të Sali Berishës, pa praninë e Lulzim Bashës dhe pa praninë e Ilir Metës e Monika Kryemadhit. Protesta e thirrur në orën 17:30 minuta nisi me marshimin e pjesës më të madhe të grupit parlamentar të PD-së nga selia drejt Kryeminsitrisë të udhëhequr nga Gazment Bardhi. Fjalën e mbajti virtualisht edhe Sali Berisha, që tha se sot nuk po lufton për fëmijët e tij, por për pluralizmin.