Qeveria ka marrë vendimin për mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy” i cili operon në vendin tonë prej 26 vitesh. Në vendimin e këshillit të ministrave bëhet me dije se institucioni arsimor ka për detyrim të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor që do të shërbejë për transferim në një institucion tjetër dhe të kthejë pagesat e kryera nga prindërit deri në muajin shtator. Gjithashtu përcaktohet se brenda tre javësh Institucioni arsimor vendor duhet të ngrejë një grup pune për mbylljen e kësaj shkolle.