Top News-Mbyllet hetimi për tenderin e uniformave /SPAK dërgon dosjen në gjykatë për 10 ish zyrtarët
12/10/2021 14:33

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 10 zyrtarët dhe ish zyrtarët të Ministrisë së Brendshme, të përfshirë në skandalin e tenderit të uniformave të policisë. Tashmë të gjithë ish zyrtarët e akuzuar për korrupsion do të përballen me akuzat në Gjykatën Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar. Dëmi ekonomik që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit si pasojë shkeljes së barazisë në tendera arrin në 2.8 miliarde leke. Nwn akuzw janw ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, Anisa Bogdani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj dhe Aurora Mulla. Nga aktet e administruara gjatë hetimit ka rezultuar se në maj 2020 në Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për 4 vjet, me fond limit 2.800.347.570 lekë. Nga hetimi kanë rezultuar veprime të kundërligjshme të bëra nga: Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari , në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit Flutura Çekrezi; Anisa Bogdani; Ani Omuri; Kleivis Hasani; si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj , të cilët, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, kanë favorizuar bashkimin e subjekteve juridike të shpallura fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, duke sjellë si pasojë cënimin e lirisë së pjesëmarrësve në tendera dhe krijimin e avantazheve të padrejta për palët e treta. Arrestimet e 10 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë ‘zbërthyer’ skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Top Channel/ Mirëmbajtja e rrugëve, Balluku prezanton projektin e ri të ARRSH
25/10 19:47
Top News- Kujdes! Të hënën bllokohet pika Kufitare e Kakavijës, ja arsyeja
25/10 19:45
Top News- Vrasja e dyfishtë në Manzë, gjykata vendos për katër të arrestuarit
25/10 17:00
Top News- Vodhën biçikleta e monopatina/ Dy të arrestuar në Tiranë, njëri minoren
25/10 15:50
Top News- 130 monopatina të bllokuara në 24 orë/ Tiranë, rrugorja gjobit dhe 77 shoferë
25/10 15:49
Top Channel/ Greva e urisë së naftëtarëve: Nuk tërhiqemi! 11 ditë protestë, gjendja jo e mirë
25/10 15:18
Top Channel/ Kodi Penal do ndryshojë / Ministria e Drejtësisë kërkon ndryshimin e ligjit të vjetër
25/10 15:17
Top Channel/Policia në gjykata? Duhet ndryshuar ligji,oficerët e rendit kontrolle jashtë ndërtesave
25/10 15:16
Top News- Gomone me drogë nga Shqipëria/ Greqi, skafisti lëshoi sinjalin ‘Sos’ se rrezikoi mbytjen
25/10 15:00
Top News- Merr fund arratia e dy të dënuarve/ Arrestohen në Vlorë, në kërkim për kultivim droge
25/10 14:45
Top News- Fundoset grupi i trafikantëve/ Zbulohet rrjeti i sofistikuar i bandës shqiptaro-bullgare
25/10 13:45
Top News- Kapet hajduti i bizhuterive/ Pranga 24-vjeçarit, vodhi një banesë në Ishull Shëngjin
25/10 13:20
Top Channel/ Të shpëtuar nga dashuria! Po shërohet 7-vjeçari që humbi dy motrat
25/10 12:40
Top Channel/ Garë për të shpikur dhëmbë njerëzorë! Qëllimi, për të zëvendësuar të dëmtuarit
25/10 12:31
Top Channel/ Flamingot e Pogradecit! Shpendët janë ndalur në liqen gjatë rrugëtimit të tyre migrator
25/10 12:29
Top News- Kontroll ‘blic’ në burgun e Durrësit/ Zbulohen pesë telefona në ambiente e dusheve
25/10 12:12
Top Channel/ Kapen telefona në burgun e Durrësit/ Kontrolli i befasishëm zbuloi sendet e fshehura
25/10 12:05
Top News- Arratia tek burgu 313/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq tre gardianët
25/10 11:46
Top News – Lobimi do rregullohet me ligj. Gati drafti, regjistër publik si në SHBA
25/10 11:33
Top News – Polici tapë në shërbim/ Ndalon qytetarin dhe e ofendon, arrestohet
25/10 11:14
BILETA Portokalli - Bileta