Shiu i dendur dhe erërat e forta ndërprenë trafikun hekurudhor dhe rrugor të dielën në mëngjes në rajonet e prekura nga stuhia Herminia, në Francë, ndërsa ka patur në disa zona edhe evakuime. Disa departamente franceze kanë qenë nën alarm portokalli për mot të keq që nga ora 8 e mëngjesit. Zyrtarët kanë paralajmëruar përmbytje të mëdha pasi reshjet e shiut kanë qenë shumë të dendura. Banorëve u është kërkuar të largohen nga shtëpitë dhe të strehohen tek të afërm apo në qendrat e hapura nga kryqi i kuq, në disa zona që janë nën kërcënim të vecantë. Stuhia ndërkohë ka cuar në anulimin e trenave në normandi ku zyrtarët kanë paralajmëruar për rrebesh shiu dhe erë të fortë që do të arrijë shpejtësinë e deri 110 km në orë. Telashe në qarkullim do të ketë mes parisit dhe disa zonave përreth tij gjatë të dielës por edhe gjatë të hënës.